Kryeministria japoneze ka njoftuar për takimin e kryeministrit të vendit, Shigeru Ishiba, me presidenten Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Japoni për ngjarjen EXPO 2025 OSAKA.
Në njoftim tha se takimi mes tyre zgjati rreth 35 minuta dhe dha “një pasqyrë të takimit”.
“Në fillim kryeministri Ishiba përshëndeti vizitën e Presidentes Osmani në Japoni. Ai tha se ruajtja dhe forcimi i një rendi të lirë dhe të hapur ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit është vendimtar në situatën gjithnjë e më të rëndë ndërkombëtare dhe synimin e tij për të bashkëpunuar me Kosovën, me të cilën ka pasur marrëdhënie të mira bilaterale”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Ishiba tha se Japonia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për zhvillimin dhe integrimin me Europën përmes “Iniciativës për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”.
“Dy liderët ranë dakord të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe duke e shfrytëzuar Expo-në si një mundësi të mirë”.
Po ashtu, u tha se Osmani e Ishiba shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale në lidhje me situatën në Indo-Paqësorin dhe Ukrainën etj dhe ranë dakord të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator