Nico Paz shënoi golin e vetëm të Real Madridit në miqësoren ndaj Barcelonës në Amerikë të cilën e humbën me rezultat 2-1.
Ai u fut në lojë nga banka rezervë, duke zëvendësuar Endrick në minutën e 67-të, ndërsa e gjeti rrjetën vetëm 15 minuta më vonë.
Ani pse adoleshenti kishte shanset e tij me ekipin e parë sezonin e kaluar, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, ai nuk arriti ta fitojë një vend në formacion për shkak të konkurrencës së ashpër.
Kualitetet e Paz asnjëherë nuk kanë qenë në dyshim dhe nuk është një befasi që ai është njëri nga pak yjet e Real Madrid Castillës që ka marr ftesën nga ekipi i parë.
Konkurrenca në mesfushën e Real Madridit sidoqoftë, ka bërë që të bëhen disa ndryshime në përbërjen startuese, duke mos i lënë vend talentit spanjoll.
Transferimi i Kylian Mbappes mund të bëjë që Real Madridi të luajë me skemën 4-3-3 ose 4-4-2, duke reduktuar një vend në mesfushë.
Emra si Tchouameni, Camavinga, Modric, Bellingham, Guler, Valverde dhe Ceballos do të luftojnë për një vend në formacion, andaj Nico nuk ka të ardhme në klubin mbretëror.
Të tjera
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania
Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë
Egli dhe Laerti largohen nga shtëpia e Big Brother VIP Albania