Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën.
Bazuar në njoftimin e lëshuar nga Zyra e BE-së, palët diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës drejt integrimit në BE.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani”, citohet në njoftim të ketë thënë ambasadori i BE-së.
“Orav shprehu më tej vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për mbështetjen ndaj Ukrainës”.



Të tjera
9 viktima në fillim të vitit, Policia me apel për kujdes në trafik
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vlerëson orientimin gjeostrategjik të Kosovës
Presidenti kroat ndërpret bashkëpunimin me Izr@elin, akuzon Tel Avivin për arm@tosjen e Serbisë