Igli Tare është takuar me agjentin e Ardon Jasharit në selinë e Milanit dje. Mes palëve është arritur një marrëveshje e plotë deri në vitin 2030.
Jashari pritet të përfitojë 2.4 milionë euro në sezon, ndërsa Klub Bryzh do të përfitojë më tepër se 30 milionë euro. Klubi belg nuk e ka përfshirë Jasharin për Superkupën e Belgjikës.
Tashmë është e ditur që mesfushori shqiptar i Zvicrës dëshiron vetëm Milanin. Dhe Tare po këmbëngul për transferimin e tij.
Jashari është lojtari më i vlerësuar nga tregu i “transfermarkt” në Belgjikë. Potenciali i 22-vjeçarit shikohet si elementi i duhur për të ndihmuar kuqezinjtë.



Të tjera
Atmosferë e nxehtë në Madrid: mes debateve dhe hijes së Mourinhos, poshtërimi mund të vijë të dielën në “El Clasico”
Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushkën me penën