Daut Haradinaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale për të uruar Rexhep Selimin në 55-vjetorin e lindjes së tij, përcjell KosovaPost.
Ai ka kujtuar kohët e vështira të kaluar së bashku në kërkim të lirisë dhe ka theksuar se, edhe pse nuk e kishin menduar atëherë, lufta për liri do të bëhej sërish në të njëjtën mënyrë, të pastër dhe çlirimtare.
“Jeta na takoi shumë të ri, në kërkim të lirisë. Nuk e kishim menduar atëherë që unë njëherë e sot ti, do të gjykoheshim, por edhe sikur ta dinim, do të kishim bërë luftën e njëjtë edhe 100 herë, të pastër, çlirimtare, në mbrojtje të pragut”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai përfundoi mesazhin me fjalët: “Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!”.



Të tjera
Njerëzit e palumtur postojnë më shumë në Facebook
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë rojën – arrestohet në Graçanicë
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë