Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili nxori argumentin më kontraverz e që karakterizon Lëvizjen Vetëvendosje se “Kosova është shkatërruar qe 20 vjet”.
Kelmendi tha se një pohim i tillë “është argument i budallës” dhe “marrëzi”.
Postimi i Kelmendit:
Kuptojeni, nuk ka asgjë më antishqiptare dhe anti-Kosovë sesa të thuhet “është shkatërruar gjithçka për 20 vjet të pasluftës”!
Kjo i bjen që në kohën më të keqe për shqiptarët, gjatë aparteidit të Milosheviqit, Kosova qenka ndërtuar e paska lulëzuar, kurse këtë ndërtim e paskan prishur shqiptarët për 20 vjet në liri!
Nuk ka marrëzi më të madhe se kjo! E di që shpesh përdoret lehtësisht për nevoja elektorale, por është një “argument” i budallës, tepër i dëmshëm.
Kushdo që e thotë lehtësisht mund të pandehet se po e madhështon Milosheviqin!
Boll më!



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën