Debat 780x439

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, ofendime të rënda midis Bardhit dhe Braçes

Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar sot nga debate të ashpra midis deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe deputetit të Partisë Socialiste Erjon Braçe.

Dy deputetët i janë drejtuar me fjalor shumë të ulët njëri-tjetrit, me Bardhin që nga foltorja e Kuvendit i tha Braçes: “Gore, ça ke? Mbyll gojën ti dhe mos guxo të ndërhysh kur flas unë. Mbaj vendin aty e mos ndërhy. Mos fol fare. Zëdhënës i krimit të organizuar. Vrave një njeri në dyert e SPAK, ti dhe qeveria jotë që nuk ndërhyni në kreditë e këqija”.

Ndërkohë, përgjigjja e Braçes ishte në të njëjtën valë: “Mbylle gojën, k…!”.
Tensionet erdhën pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi se këshilltari i Edi Ramës ishte një agjent i Sigurimit të Rumanisë, gjeneral Florian Coldea.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u përgjigj më tej: “Hipokrizia në këtë parlament, ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, që i ka dalë boja. Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marr nga mafia, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar”.