Kuvendi i Kosovës do të përpiqet për herë të tretë të konstituohet, pas dy tentativave të pasuksesshme të mëparshme. Seanca është thirrur të mbahet në ora 12:00.
Ditën e enjte seanca dështoi të mbahet pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje,
Kriza institucionale ka nxitur gjithashtu reagime nga ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët edhe kanë kërkuar formimin e institucioneve.
Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill, por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Partitë që deri më tash ishin në opozitë insistojnë që anëtarët e qeverisë në detyrë të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.
Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit – periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë.



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide