Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, të premten, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në fshatin Lisockë të Kamenicës është ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin kishte rreth 1 mijë kilogramë speca.
“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 92 pako me speca në sasi totale rreth 1 mijë kilogramë (me vlerë sipas tregut rreth 2,500 – 3,000 euro), për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar dokumentacion të vlefshëm”.
“Në lidhje me procedurat e mëtejme është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit iniciohet rasti, ndërsa mallrat dorëzohen në pikën doganore kompetente”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lidhja me shokun mund të jetë sekreti i dashurisë së vërtetë
Tri përdorime të shkëlqyeshme të trangujve
Xhem për pastrim të shpeshtë të zorrëve: Mjekët e rekomandojnë në vend të barnave