Tërmet te Napoli, Lukaku përjashtohet nga skuadra – Ekonomia Online

Tërmet te Napoli, Lukaku përjashtohet nga skuadra

Situata mes Romelu Lukaku dhe Napolit ka arritur në pikën më të ulët, me një ndarje që duket e pashmangshme.

Sulmuesi belg është përjashtuar nga skuadra pas një konflikti disiplinor, duke humbur plotësisht besimin e klubit dhe trajnerit Antonio Conte.

Problemet fizike gjatë sezonit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë ndikuar gjithashtu në formën e tij, duke e lënë jashtë planeve të ekipit.

Napoli tashmë po planifikon shitjen e tij në verë, me një çmim rreth 10 milionë euro.

E ardhmja e Lukakut mbetet e paqartë, por një gjë është e sigurt se aventura e tij në Serie A është drejt fundit.