Një tërmet i fortë tronditi Turqinë perëndimore të hënën, duke shkaktuar shembjen e të paktën tre ndërtesave, thanë zyrtarët.
Associated Press shkruan se nuk pati raportime të menjëhershme për viktima, transmeton Klankosova.tv.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë ishte i përqendruar në qytetin Sindirgi në provincën Balikesir, sipas agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD.
U ndje në Stamboll dhe në provincat e afërta të Bursës, Manisës dhe Izmirit, raportoi kanali i lajmeve Haberturk.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se të paktën tre ndërtesa dhe një dyqan u shembën në Sindirgi.



Të tjera
Hani ullinj çdo ditë, 8 përfitime për shëndetin
Zbuloni 4 arsyet më të pazakonta se pse është mirë të pini kafe
Pse duhet të hani çdo ditë banane