Një tërmet i fortë tronditi Turqinë perëndimore të hënën, duke shkaktuar shembjen e të paktën tre ndërtesave, thanë zyrtarët.
Associated Press shkruan se nuk pati raportime të menjëhershme për viktima, transmeton Klankosova.tv.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë ishte i përqendruar në qytetin Sindirgi në provincën Balikesir, sipas agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD.
U ndje në Stamboll dhe në provincat e afërta të Bursës, Manisës dhe Izmirit, raportoi kanali i lajmeve Haberturk.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se të paktën tre ndërtesa dhe një dyqan u shembën në Sindirgi.



Të tjera
Përplasja e titanëve të teknologjisë për OpenAI: Çfarë pritet të zbulojë Mira Murati në gjykatë?
Pas 14 vitesh pritje, Rashford e arriti Messin në “El Clasico”
Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon