Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me të dërguarën Speciale të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla tha se me zyrtaren e lartë britanike ka folur për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe integrimin euroatlantik, duke theksuar synimin për anëtarësim në NATO.
“Bashkëpunimi Kosovë–Mbretëri e Bashkuar është i fortë dhe i fokusuar në siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Në takimin me znj. Dame Karen Pierce, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, rivlerësova përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe integrimin euroatlantik, duke theksuar synimin tonë të qartë për anëtarësim në NATO.
Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona”, ka shkruar Gërvalla.



Të tjera
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë
Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bulizmit