Tre persona janë arrestuar pasi kanë therë më thikë një person në Tiranë për motive të dobëta.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”, dhe vepra është cilësuar si “plagosje e rëndë me dashje”.
Ndërkaq siç bën me dije Policia e Shtetit të dyshuarit janë: B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç.
“Në pranga u vunë shtetasit B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim.
Në rrugën ‘Ramazan Gaxherri’, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Tch



Të tjera
Pse zemërohemi kur jemi të uritur
Balenciaga hedh në treg një çantë si qese plehrash me çmim marramendës
Duhanpirja dhe palestra, si të ulni ndikimin e cigares tek aktiviteti fizik