Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po luan rol të madh në rezultatet e skuadrës së Mallorca-s në Kampionatin e Spanjës në futboll.
Muriqi ka shënuar golin e radhës në kampionatin spanjoll, në fitoren e thellë me rezultat 4:1 ndaj Sevillës, në ndeshjen e javës së 22-të.
Ai shënoi nga penalltia për 1:0 dhe asistoi në golin e tretë.
Tifozët spanjollë të skuadrës së Mallorca-s janë të fascinuar me paraqitjet e Muriqit dhe komentojnë në faqen zyrtare të klubit.
Jaume Martí ka befasuar me komentin: “Të paktën nuk shënon penallti si ajo breshka që luan për Real Madridin”.
Jonatan GR i përgjigjet Jaume Martit: “Mirë, Mbappe ka shënuar 38 për qind të golave nga penalltia dhe Muriqi 33 për qind…”.
Bamboo KS ka komentuar (tifozë nga Kosova): “Muriqi meriton një ekip të fortë rreth vetes nga drejtuesit, për të luajtur në garat e UEFA-s brenda 2–3 viteve! Mallorca e meriton, Muriqi e meriton”.
Xavi Bonnín Velasco e krahason me Cristiano Ronaldon: “Ashtu si reagimi i CR7, je legjendë, Muriqi!”.



Të tjera
SHBA-të japin ultimatum për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë
Stresi dërgon 15 mijë vota për Labinot Rexhën
Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane