Tomë Gashi zbulon qëllimin e opozitës – ja çfarë fshehet pas veprimeve tyre për dështimin e seancës konstituive!

Për të dytën herë, deputetët kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Por, pas konsultimit, ai tha se nuk ka konsensus se si të vazhdohet tutje, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.

PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.

Këto parti insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dhënë dorëheqje me qëllim që të betohen si deputet, nuk mund të vazhdojnë punën në ekzekutiv.

Ai thotë se deputetët e opozitës nuk po e votojnë as vetveten si deputetë duke e quajtur këtë sjellje anti-shtetërore.

Sipas tij, qëllimi i tyre është bllokimi i formimit të Qeveris Kurti 3.

Deputetët e PDK, AAK dhe LDK nuk po e votojnë as vetveten si deputetë. Kjo është paksa e habitshme dhe mjaft e çuditshme – një sjellje që mund të quhet anti-shtetërore.

“Por që ta bllokojnë konstituimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës – këtë mendja nuk ma kap dot.

Për partitë dhe deputetët shqiptarë po e them këtë, sepse për ata të Listës Serbe tashmë dihet: shefin e kanë në Serbi, rrogën e marrin nga Parlamenti i Kosovës – të cilin as nuk e pranojnë si institucion të një shteti të pavarur”, përfundoi avokati Tomë Gashi