Për të dytën herë, deputetët kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Por, pas konsultimit, ai tha se nuk ka konsensus se si të vazhdohet tutje, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.
PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.
Këto parti insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dhënë dorëheqje me qëllim që të betohen si deputet, nuk mund të vazhdojnë punën në ekzekutiv.
Ai thotë se deputetët e opozitës nuk po e votojnë as vetveten si deputetë duke e quajtur këtë sjellje anti-shtetërore.
Sipas tij, qëllimi i tyre është bllokimi i formimit të Qeveris Kurti 3.
“Deputetët e PDK, AAK dhe LDK nuk po e votojnë as vetveten si deputetë. Kjo është paksa e habitshme dhe mjaft e çuditshme – një sjellje që mund të quhet anti-shtetërore.
“Por që ta bllokojnë konstituimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës – këtë mendja nuk ma kap dot.
Për partitë dhe deputetët shqiptarë po e them këtë, sepse për ata të Listës Serbe tashmë dihet: shefin e kanë në Serbi, rrogën e marrin nga Parlamenti i Kosovës – të cilin as nuk e pranojnë si institucion të një shteti të pavarur”, përfundoi avokati Tomë Gashi



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide