Minatorët e Trepçës po hyjnë në muajin e tretë pa paga, duke u përballur me një krizë të rëndë ekonomike që po prekë drejtpërdrejt jetesën e tyre dhe të familjeve të tyre. Situata është bërë akoma më kritike për shkak të mungesës së veprimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila, megjithëse zotëron aksionet e ndërmarrjes, ende nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të zgjidhur këtë problem.
Ai thekson se gjendja vetëm po shkon duke u rënduar, derisa thotë se nuk mund të parashihet çfarë do të ndërmarrin minatorët
“Ende nuk kemi marre përgjigje zyrtare ,dje ka ardhur një letër propozim, mirëpo po del qe janë të pakoordinuar mirë, pavarësisht se dje ka ardhur ajo letër, sot është blloku gjithçka. Tash ankesat janë zakonisht shume të rënda sepse gjendja veç po shkon tu u rëndu po nuk mundemi me parashikuar çka kane me ndërmarrë”, tha ai.
Të tjera
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike
Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai