Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se e ka larguar përkohësisht nga puna një të punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.
Vendimi është marrë të martën nga Kryeshefi Ekzekutiv, Faton Ahmeti.
Arsye për këtë vendim thuhet të jetë dyshimi se i punësuari me inicialet M.LL. ka kryer veprime të kundërligjshme, konkretisht dyshohet se e ka ndërprerë energjinë elektrike për ventilim në minierë.
“Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme”, tha ndërmarrja në njoftim.
Me këto veprime, “Trepça” thotë se i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në kuptim të nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.5, 1.8 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të ndërmarrjes.



Të tjera
“Akt qyqar, kur s’kanë argumente, përdorin grushtet” – Haskuka reagon ashpër pas sulmit ndaj Mehanit
Drejtori i FBI-së kritikoi Serbinë para Senatit: Qytetarët kinezë të dënuar nuk u ekstraduan në Amerikë, por u kthyen në Kinë!
Siguria online e fëmijëve, drejtorët ekzekutivë të teknologjisë thirren në Kapitol të SHBA-së për të dëshmuar