Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sonte, ku cak i sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.
Sipas informacioneve nga burime pranë hetimit, dy persona të maskuar kanë hyrë në një kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Si pasojë e të shtënave, Vitija është goditur në kokë dhe ka pësuar plagë të rënda trupore. Ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor dhe ndodhet në Emergjencë, ndërsa gjendja e tij raportohet serioze.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, të cilët pas sulmit janë larguar në drejtim të panjohur.
Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.



Të tjera
TRONDITET PRISHTINA – Atentat me armë zjarri në kafiteri, shënjestra emër i njohur!
Kujdes, shkencëtarët tregojnë se gudulisja mund të jetë e dëmshme për fëmijët
Franca e publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës, mungojnë dy yje