Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u konfirmoi gazetarëve në Air Force One se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është ende në fuqi dhe tha se nuk do t’i heqë tarifat ndaj Indisë derisa ajo të ndalojë së bleri naftën ruse.
“Po, është,” u përgjigj Trump kur u pyet nga gazetarët nëse armëpushimi ishte ende në fuqi. Ai tha gjithashtu se udhëheqësit e Hamasit nuk ishin të përfshirë në shkeljet e dyshuara të armëpushimit, por se “disa nga rebelët brenda asaj lëvizjeje” ishin përgjegjës.
“Por kushdo që të jetë, situata do të zgjidhet në mënyrën e duhur. Do të zgjidhet ashpër, por në mënyrë korrekte,” shtoi ai.
Izraeli njoftoi mbrëmë se kishte ndaluar sulmet ajrore në Gaza dhe se një armëpushim ishte në fuqi, pas sulmeve ajrore ndaj objektivave të Hamasit, të cilët i akuzoi për sulmin ndaj ushtarëve izraelitë. Kjo është shkelja e parë e armëpushimit të kësaj madhësie që kur armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor.
Të tjera
Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati
Ushqimet përmes të cilave luftohet anemia
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës