Turqia ka dënuar sulmin e Izraelit që shënjestroi delegacionin negociator të Hamasit në kryeqytetin Doha të Katarit, transmeton Anadolu.
“Synimi i delegacionit negociator të Hamasit teksa bisedimet për armëpushim janë duke vazhduar tregon se qëllimi i Izraelit nuk është të arrijë paqe, por të zgjasë luftën”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Më tej, ministria turke theksoi se “me ketë sulm Katari, që shërben si ndërmjetës në negociatat për armëpushim, tani është shtuar në listën e vendeve të shënjestruara nga Izraeli në rajon”.
“Kjo përbën një provë të qartë të politikës ekspansioniste të Izraelit në rajon dhe miratimit të terrorizmit si politikë shtetërore”, tha ministria turke.
Ajo po ashtu theksoi se Turqia qëndron me Katarin përballë “këtij sulmi mizor që synonte sovranitetin dhe sigurinë e tij”.
“Turqia edhe një herë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar agresionin e tij të vazhdueshëm në Palestinë dhe në rajon”, theksohet në deklaratë.
Më herët, ushtria izraelite tha se u përpoq të vriste udhëheqës të lartë të Hamasit në Doha të Katarit, mes raportimeve për disa shpërthime në qytet. Një burim i Hamasit tha për Al Jazeera se sulmi ndodhi teksa një delegacion po takohej për të diskutuar një propozim armëpushimi të mbështetur nga SHBA-ja për Gazën.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia