Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e qëllimeve që është largimi i Edi Rama nga drejtimi i qeverisë pas skandaleve të mëdha të korrupsionit që kanë kulmuar me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për t’i hequr imunitetin dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Me grumbullimin e deputetëve të opozitës dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe policisë të vendosur në gardh para Kryeministrisë.
Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin kordonin te selia qeveritare.
Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.



Të tjera
Filmat horror ju bëjnë të humbni peshë
Mbappe në rangun e Messit e Ronaldos, Realit i kushtoi hiç më pak se 400 milionë euro
Infermierët, shtylla më e rëndësishme e sistemit shëndetësor