Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se reshjet e pandërprera, sidomos nga pas dita e 14 shkurtit dhe gjatë gjithë natës, kanë shkaktuar rritje të niveleve të disa lumenjve, duke përfshirë Lepencin, Moravën e Binçës dhe Nerodimesin.
Sipas të dhënave më të fundit lumi Lepenc në vendvëzhgimin hidrometeorologjik në Hani i Elezit ka arritur 2.93 m, lumi Morava e Binçës në Viti është 1.33 m, kurse lumi Nerodimes në Kaçanik ka arritur 0.82 m.
Instituti paralajmëron se kjo situatë mund të shkaktojë vërshime lokale në zonat përreth.
Lumenjtë e tjerë të vendit janë aktualisht në rrjedha normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Sasia e reshjeve të regjistruara ishte në Brezovicë: 24.8 mm dhe Hani i Elezit: 36.8 mm
Instituti i bën thirrje qytetarëve dhe autoriteteve lokale që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet e mëtejshme për situatën hidrologjike.
The post Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve – rrezik për vërshime lokale në disa zona appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Rrëshqitje gurësh dhe dheu në rrugën Pejë-Rugovë, vështirsohet kalimi
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Ditën e Pavarësisë së Kosovës, guvernatorja: Shqiptarët dhanë kontribut të rëndësishme këtu
Femra, kjo ngjyrë i “tranon” meshkujt