Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka tretuar arsyen se përse nuk është përfshirë në listën e Vetëvendosjes për kandidatët në garën për deputet.
Ai ka thënë mospjesëmarrja e tij vjen si rezultat i udhëheqjes së shtabit zgjedhor.
“Për t’i dhënë fund edhe manipulimeve të shpërndara që nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se mospjesëmarrja ime në listën zgjedhore të subjektit tonë, vjen si fakt i udhëheqjes së shtabit zgjedhor. Shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do duhej të jetë pjesë e listës”, ka shkruar veç të tjerash Bislimi.
“Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”, ka shkruar ai.



Të tjera
Si ta zgjidhni shalqirin e mirë?
Testi me 4 hapa që zbulon nëse fëmija është autik
Vetitë shëndetësore të rrepave