Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka dhënë detaje rreth takimit që zhvilloi me kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Bashën, të cilin e ka uruar për postin e ri, transmeton KosovaPost.
Hargreaves tha se me Bashën kanë rënë dakord për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt të jetë e mundur.
“Sot u takova me Kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, për ta uruar për zgjedhjen e tij. Ramë dakord për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresuam që situata të zgjidhet me shpejtësi, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të vazhdojnë punën thelbësore në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.
“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e konsultimit kuptimplotë me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë e Kosovës, dhe ramë dakord për një vizion të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë”, shkroi tutje ai.



Të tjera
Pse duhet konsumuar vezët?
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo