Në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se Ukraina është e gatshme për negociata direkte me Rusinë, por se Moska nuk ka dëshirë të përfundojë luftën. Ai përsëriti se çdo armëpushim duhet të jetë rezultat i bisedimeve dhe nuk mund të vendoset njëanshëm nga Rusia.
Zelensky theksoi se pa një armëpushim, lufta nuk mund të përfundojë, duke kërkuar më shumë presion ndaj Rusisë nga shtetet në zhvillim dhe aleatët e Ukrainës. Ai po ashtu shpjegoi se Ukraina ka “shumë kushte” për një armëpushim të mundshëm, por gjithashtu e pranon një armëpushim nëse është pa kushte dhe me dakordësi të dyanshme.
Presidenti ukrainas foli gjithashtu për nevojën për një qasje konstruktive dhe të matur për të mundësuar një marrëveshje paqeje dhe tha se Ukraina ka dërguar një delegacion të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes për të siguruar që nuk do të ketë “surpriza” në bisedimet që do të zhvillohen në Stamboll, raporton BBC.
Zelensky kërkoi gjithashtu që Rusia të demonstrojë vullnet politik dhe të tregojë gatishmëri për të diskutuar përfundimin e luftës. Ai e ftoi presidentin rus, Vladimir Putin, të takohet për bisedime direkte, pa kushte paraprake.
Në fund të konferencës, Zelensky përsëriti se Ukraina mbetet e gatshme për bisedime pa kushte, duke theksuar se kërkesa kryesore është që të arrihet një armëpushim të qëndrueshëm dhe të paanshëm, si dhe të sigurohet që Rusia të tregojë vullnet për paqe./rtk



Të tjera
Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President
Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata
OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit