Kombëtarja e Ukrainës do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Shqipërisë, të cilën e luan në Ligën e Kombeve.
Futbollisti i Romës, Artem Dovbyk nuk do të jetë në gjendje ta ndihmoj Ukrainën në ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit që e pësoi në përgatitje.
Federata e Futbollit të Ukrainës, ka njoftuar të enjten se Dovbyk është larguar nga grumbullimi pas lëndimit të muskulit të këmbës që e pësoi në stërvitje.
Krahas Shqipërisë, Dovbyk do t’i mungoj Ukrainës edhe në duelin me Çekinë, ndeshje këto që do të luhen në Pragë, më 7 dhe 10 shtator.
Gjendja e Dovbykut nuk është vlerësuar, pasi sulmuesi do të kthehet në Itali për t’iu nënshtruar testeve tjera mjuekësore të skuadra e Romës, të cilës pitet ti mungoj disa javë.
25-vjeçari këtë verë iu bashkua Romës nga Girona, ndërsa vlerësohet ndër lojtarët kryesor të Kombëtares së Ukrainës.
Në 31 ndeshje të luajtura për Ukrainën, Dovbyk ka shënuar 10 gola.
Të tjera
Xuxi e kompleton pesëshen e finalistëve
Sara shkon në finale bashkë me Vullnetin, Xhenetën dhe Drilonin
Leo eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3