Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë ushtruesen e detyrës së shefes së Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve në selinë e NATO-s, Blanca Hereza Atienza.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutash ka riafirmuar përkushtimin për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
KFOR ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.



Të tjera
Kjo ngjyrë është trend kryesor në vjeshtë
Po bie shi i përzier me naftë në Iran
Diskutuam pasivizimin e adresave të shqiptarëve