Sot, Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, në ambientet e komunës.
Siç njofton misioni i NATO-s, takimi, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon, u fokusua në thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Angazhime të tilla të rregullta janë një element kyç për të ofruar pasqyrë të vlefshme të dorës së parë në realitetet lokale, për të rritur besimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësinë e KFOR-it për të përmbushur efektivisht mandatin e tij”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Këshilla për ata që kanë dhimbje në duar
Sadiku për buxhetin: 4 ministritë e reja s’ekzistojnë financiarisht, tallje me kuvendin – Shteti nuk ndërtohet me improvizim
Miftaraj për kërkesën e Prokurorisë Speciale: Nuk kemi pritur diçka tjetër në fjalën përfundimtare të prokurorëve!