Pas një përplasjeje të fortë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Loredana dhe Jozi patën një bisedë të gjatë në dhomën e gjumit, ku prezent ishte edhe Laerti.
Konflikti mes dyshes nisi kur Loredana shprehu zhgënjimin për mungesën e vëmendjes dhe përkujdesjes nga ana e Jozit, duke theksuar se ai e trajtonte si “gocë të xhaxhait”.
Në përpjekje për të sqaruar keqkuptimet, biseda mori një kthesë të pazakontë kur Loredana, në mënyrë ironike, deklaroi: “Unë nuk jam gocë fshati, më falni”.
Kjo nxiti një reagim nga Jozi, i cili, me ton shpesh ironik e shpërthyes, iu përgjigj: “Unë vij nga një fshat i madh, por jetoj në Tiranë. Kam 10 vite që jetoj jashtë. Ti do të vish nuse në fshat, moj shpirt. Tani, nuse fshati do të jesh si të them unë”.
Loredana e shokuar: “Çfarë?!”.
Laerti nuk hezitoi të ndërhynte duke shtuar: “Edhe për kushërinjtë!”.
Jozi vazhdoi: “Dhe ndoshta qëllon që vjen ndonjë xhaxha, ndonjë i fisit, edhe ti të jesh gati me të gjitha gjërat. Si nuse e bukur, të kesh buzëqeshje, të kesh mbledhur vezët… këto gjana, o shpirt. Pse si e mendon ti? Pastaj kur të vijmë në Tiranë, aty nuk ka gjëra të tjera”.
Biseda, edhe pse e tensionuar, u shoqërua me batuta dhe ndërhyrje që duket se e zbutën situatën.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb