Ky pozicion është ideal për ata që kanë njohuri të thella të gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe duan të sjellin ekspertizën e tyre para studentëve. Universiteti i Cyrihut zgjeron ofertën e tij dhe kërkon një person të kualifikuar për të qenë pedagog (lektor) i gjuhës shqipe, nga data 1 shkurt 2025.
Në kuadër të projektit të ri në seminarin sllav, në kurrikulë do të përfshihet edhe gjuha shqipe, shkruan albinfo.ch. Ky pozicion është ideal për ata që kanë njohuri të thella të gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe duan të sjellin ekspertizën e tyre para studentëve, thuhet në shpalljen për vend të lirë pune, të publikuar nga Universiteti i Cyrihut.
Seminari, i cili konsiderohet si qendra më e madhe për studimet sllave në Zvicër, planifikon një ofertë kursesh me dy semestra për fillestarët, dhe ndoshta edhe për folësit e shqipes si gjuhë amtare.
Kërkojmë persona me diplomë në filologji shqipe apo fushë të ngjashme si dhe me eksperiencë mësimdhënie. Universiteti ofron modele fleksibël pune dhe mbështetje në balancimin e punës dhe familjes. Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Universitetin e Cyrihut.
Informacione të mëtejshme rreth pozicionit mund të gjenden në faqen e internetit të universitetit.
Të tjera
Albulena Haxhiu dështon të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit
Duda Balje shkëlqen në Kuvend – deputetja boshnjake tërheq vëmendjen me elegancën e saj në një ditë tensioni politik