Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, Begaj uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën që ky muaj i shenjtë të shërbejë si një kohë solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.
“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!”, ka shkruar Presidenti, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Lladrovci: Qoftë ky muaj dritë për shpirtin, qetësi për zemrën dhe begati në çdo shtëpi
Haradinaj: Duhet të jesh ”i çmendur” për t’i dënuar krerët e UÇK-së
Si të jesh një mashkull elegant korrekt?