Ushtarët amerikanë në Komandën Rajonale Lindore të misionit KFOR, së fundmi u bashkuan me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës për një stërvitje tre-ditore, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e misionit paqeruajtës u tha se kjo stërvitje kontribuon në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të KFOR-it.
“Partneritetet me elementët e reagimit ndaj emergjencave në Kosovë kontribuojnë në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it. Këto përpjekje kanë efekte afatgjata në mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u tha në postimin e KFOR-it.



Të tjera
Do të ndërtohet Spitali i ri i Mitrovicës dhe do të investohen 50 milionë euro vetëm për zbulimin e pasurive nëntokësore
Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Prishtinës për mosraportim të pasurisë
Prattipati takon kryetarët në veri, pret qeverisje transparente