Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot me shumicë të votave nuk e miratuan propozimin e kabinetit të ri qeveritar.
Pas kësaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar duke i falënderuar të gjithë deputetët që e mbështetën propozimin e tij për Qeverinë ‘Kurti 3’, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se do të vazhdojë me qeverinë në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:



Të tjera
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit
Si të eliminojmë erën e cigareve nga veshjet
Katër kombëtaret deri më tani janë eliminuar nga Kupa e Botës