Një 77 vjeç vdiq dje pasi ra në hapësirën e lënë për ashensor në një objekt që është në ndërtim e sipër. Prokuroria thotë se ka nisur iniciuar rast “Hetim mbi vdekjen” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekzaminim.
Dje në rrugën “Agon Rrahmani” në Fushë Kosovë një burrë 77 vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën që supozohet të jetë ashensori.
Lajmin dje e konfirmoi për Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndërkaq sot, Prokuroria në Prishtinë tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka iniciuar rastin “Hetim mbi vdekjen” dhe ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejmë”, tha për Express zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.
Zv.komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, tha për Express se sipas udhëheqësit të intervenimit objekti ka qenë në ndërtim e sipër.
“Sa i përket objektit, sipas udhëheqësit të intervenimit objekti ka qenë në ndërtim e sipër”, tha ai.
Shkodra shtoi se nuk ka informacione se pse ka shkuar viktima aty.



Të tjera
Supë gështenje në ditët e vjeshtës
Dieta pa karbohidrate dhe yndyra nuk ua zgjatë jetën
Dobitë nga domatet, 5 arsye pse duhet të hani çdo ditë