a vdekur i mituri G.K. i cili u plagos aksidentalisht nga zyrtari policor Fatjon Hoti më 16 korrik në Istog.
16-vjeçari vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që nga dita e plagosjes pas plagëve të rënda që i mori nga arma e zjarrit.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Shaqir Uka nga mjekimi intensiv në QKUK.
“Pacienti të cilit i referoheni që ka qenë duke u trajtu tek ne, pas lëndimeve të rënda që ka marr nuk ka arritur që t’i mbijetojë. Ai ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit”, tha Uka për Express.
Incidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, ku një 16-vjeçar është plagosur në kokë e rasti dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në shtëpinë e zyrtarit policor.
Personi i plagosur, i moshës 16 vjeçare dhe me lidhje familjare me policin, është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK në Prishtinë, ku edhe ka vdekur sot.
Ndërkaq policit, Fajon Hoti I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime