Tirana dhe Kamza do të lidhen shumë shpejt me disa ura të tjera, që shtojnë lidhjet ekonomike mes dy qyteteve.
Në takimin me strukturat e PS në Kamzë, Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se ato do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në të dyja anët e lumit.
“Dikur Ura e Babrrusë ishtë një shteg i ngushtë, ku makinat prisnin në radhë për ta kaluar, sot ura e re me dy korsi është më mirë, por sërish nuk mjafton. Duhet të nisim punën urgjent për urat e tjera dhe jam i bindur se po të vijojmë këtë punë siç e kemi nisur, aksi Tiranë-Kamzë do jetë aksi më i madh ekonomik, financiar, i punëdhënies, i arsimit dhe i investimeve në Ballkan”, tha zoti veliaj.
“Ne mund të bëjmë një histori suksesi të jashtëzakonshme jo vetëm me lidhjet fizike, me urat, por edhe me Zonën e Lirë Ekonomike. Me bizneset e reja digjitale, automotive, dhe të teknologjisë që do operojnë aty, do të kemi një histori suksese për djemtë e vajzat e mrekullueshme të Tiranës dhe Kamzës”, tha Veliaj.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime