Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nazir Kraki, ka deklaruar se vëllai i deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, me origjinë nga Rahoveci, figuron si votues në Junik.
Sipas tij, vëllai i deputetit Hoti është në mesin e rreth 300 personave që janë shtuar në listat e votuesve të Junikut, me qëllim që të ndihmohet kryetari aktual me vota.
“Në mesin e 300 e kusur personave që u shtuan si votues në Junik me e ndihmu kryetarin aktual me vota, gjendet edhe Tafil Hoti, vëllai i Avdulla Hotit, ish-Kryeministër dhe tash deputet i LDK-së. Dmth nga Rahoveci në Junik. Dhe a dini çka? Sipas të dhënave del se Tafil Hoti jeton në shtëpinë e një familje junikase. Dmth, vëllai i Avdulla Hotit e ka lëshu Rahovecin dhe tash bashkëjeton me një familje në Junik. A e kuptoni sa e sofistikuar ka qenë skema e mashtrimit me të dhëna personale për të ndikuar në vullnetin e votuesve?I”, ka theksuar ai.
Kraki ka kërkuar nga organet e rendit që të merren me rastin.



Të tjera
Fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do të jenë më të suksesshëm në jetë
Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante
Qepë, hudhra, uthull molle si antibiotikë natyralë