Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu sot ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Këtë vendim e ka marrë pas miratimit të vendimit në parlament.
“Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar.
Nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare.
Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare” shkruan Haxhiu në Facebook.



Të tjera
Çfarë i ndodh trupit kur nuk hani mish
Selin Bollati reagon pas fitores në BBVA 5: Postim emocional i publikuar
Rogert reagon me video sfiduese: “Më thanë s’mund të hysh në Shkodër, ja ku jam”