Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me Sylejman Mehollin e VV-së për komunën e Vushtrrisë për balotazhin e 9 nëntorit, përcjell KosovaPost.
Nga kjo degë, në një postim në Facebok, thonë se vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta por që interesi i qytetarëve është mbi gjithçka.
Madje në reagimin e tyre kanë publikuar edhe një fotografi ku në të shihet edhe kandidati për Kryetar nga radhët e kësaj partie, Xhafer Tahiri.
Postimi i plotë:
Qyteti ynë ka nevojë për ndryshim!
Vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta, por pavarësisht kostove individuale, për ne një gjë është e qartë – interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka. Marrëveshja jonë nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë.
Së bashku me asambleistët e zgjedhur të LDK-së, dje jemi besatuar para Zotit që do ta sjellim këtë ndryshim.
Me ndershmëri, punë dhe dashuri për qytetin tonë.
Gjithmonë me LDK – për Vushtrrinë që e duam!/Arbresh.info



Të tjera
Fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do të jenë më të suksesshëm në jetë
Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante
Qepë, hudhra, uthull molle si antibiotikë natyralë