Vendimi i Kushtetueses nxit reagime të mëdha, paralajmëron Kelmendi: Mund të krijohen konflikte…!

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë.

E ky vendim nxiti reagime të shumta, madje përplasi edhe partitë politike mes vete.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i kushtetueses, Muhamet Kelmendi.

Së pari, tha se në parim vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen, ndonëse vendimi i fundit mund të krijojë konflikte të mëdha.

Image

Muhamet Kelmendi.

“Verdikti i Gjykatës Kushtetuese kërkohet të respektohet, pavarësisht faktit ose rrethanave se si është nxjerrë.

Por, mos të harrojmë se vendimet e tilla shpesh krijojnë konflikte të thella.

Format e votimit në demokracitë liberale bashkëkohore janë të njohura.

Çdo kund janë vetëm tri forma:

Votimi i fshehtë, dhe

Votimi me regjistrim”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, Kelmendi sqaroi tri format e votimit, derisa tha se kushdo që e mohon votimin e fshehtë është kundër demokracisë.

Dy format e para janë baza e demokracisë.

Madje, votimi i fshehtë është themeli i demokracisë liberale, sepse kështu del mendimi real i votuesve.

Çdo kush që e mohon këtë formë është kundër demokracisë dhe bie në autokraci”.

Ndër të tjera, njohësi i kushtetuses tha se nuk pajtohet të kundërshtohet votimi i fshehtë.

“Këtë formë të hapur të votimit e pati zbatuar klika e Millosheviqit në vitin 1989, kur bëri ndryshimin e Kushtetutës.

Me votim të hapur dhe të imponuar, dhe nën kërcënime në Kuvendin e KSA të Kosovës, më vitin 1989, rrëmbeu statusin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe e konstituoi këtë vend si pjesë integrale të Serbisë. Këtë unë nuk e dua”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Nuk mund të dakordohen me ikjen nga forma elementare e votimit në demokracitë liberale: votimi i fshehtë. Këtu nuk kam koment.

Verdikti i Gjykatës është obligativ”, përmbylli Muhamet Kelmendi