Në sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e një efektivi të policisë së Shkodrës.
Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, ku në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.



Të tjera
Mbani trurin tuaj të kthjellët duke medituar
Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja
Arsyeja përse nuk duhet t’i thani rrobat brenda