Kryeministri Kurti ka folur rreth zhbllokimit të pikës kufitare Merdar për mallrat që vijnë nga Serbia në Kosovës. Kurti theksoi se ky nuk është tregtim i mallrave me Serbinë por një masë sigurie. E zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi njoftoi që të enjten do të takohet me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Kurti, theksoi që ky vendim ndërlidhet më shumë me aspektin e sigurisë.
Kryeministri, tha që edhe dy pikat kufitare tjera, Bërnjak dhe Jarinje do të hapen sapo të pajisen me skanerët që do të vijnë donacion nga BE dhe ShBA-të.
“Natyrisht që ne nuk kemi mundur ta hapim kufirin në të gjitha pikat kufitare ndërkohë që nuk i kemi marrë ende skanerët, të cilët edhe duam t’i blejmë edhe na kanë premtuar edhe evropianët edhe amerikanët. E ndërkohë çfarë kemi bërë ne është që e kemi hapur një pikë të kufirit me ç’rast është në Merdar sepse terminali doganor është vetëm 300 metra larg prej vendkalimit kufitar ku lejohen mallrat por me kontroll të shtuar. Meqenëse baht fjalë për masa të sigurisë, kursesi me mallra tregtare sic janë përpjekur disa që të na veshin”, tha Kurti.
Në këtë konferencë, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi njoftoi për takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Fjalën e mori sërish kryeministri Kurti. Kësaj radhe foli për aksionin e së martës në Ministrinë e Mjedisit, që drejtohet nga Liburn Aliu.
“ Së pari ministria nuk është e Liburn Aliut, Liburn Aliu nuk ka ministri ai vet është ministër në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Personi në fjalë është tash e dy dekata, nuk kam informacion për çfarë janë arrestuar e përndjekur nuk e di këtë gjë” , tha Kurti.
Derisa u pyet rreth bisedave të publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ndërmjet Milan Radojiçiq, Kurti tha se nuk i ka dëgjuar të njëjtat, derisa theksoi se tani do të intensifikohet lufta hibride kundër qeverisë dhe grupit të tyre parlamentar.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë