Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro ditën e djeshme nga autoritetet amerikane.
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka vlerësuar se ndërhyrja e njësive elitare amerikane, në zbatim të urdhrit të gjykatës dhe të miratuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka qenë një veprim i pritshëm, raporton Klankosova.tv.
“Ndërhyrja e njësive elitare amerikane, në zbatim të urdhrit nga gjykatësit amerikanë, miratuar nga Presidenti Trump, për kapjen e Maduros në Venezuelë, ishte veprim i pritshëm. Maduro nxiti zemërimin e drejtësisë amerikane dhe tash do të gjykohet para kësaj drejtësie. Reagimi i Presidentit Trump lidhet me rrezikun që ish presidenti Maduro dhe gruaja e tij, kanë paraqitur për kontinentin amerikan. Kriminelët e veshur me pushtet, mund të rehatohen për 47 sekonda”, shkroi Lladrovci.
Në postimin e tij, Lladrovci ka përmendur edhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se një reagim i shpejtë i Kryeministrit dhe Presidentes në përkrahje të aksionit amerikan i jep shpresë për aktualitetin politik në vend.
“Reagimi sa më shpejtë aq më mirë i Kryeministrit me Presidenten në përkrahje të aksionit amerikan, më jep shpresë për aktualitetin tonë. Trump i duhet botës në këtë kohë të diktatorëve të vegjël dhe shpërdoruesve të besimit qytetar besa edhe të lëndëve të para strategjike”, shkroi i pari i Drenasit. /



Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë