Gjatë ditës së shtunë, oficerët doganorë kanë parandaluar në Vërmicë, disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme.
Vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5000 eurosh, ndërsa sipas Doganës, zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi, transmeton Klankosova.tv.
Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin.






Të tjera
Thierry Henry mbron Ronaldon: Mungesa e Kupës së Botës nuk e prek trashëgiminë e tij
Egjipti me ankesë zyrtare për ndeshjen kundërthënëse ndaj Argjentinës
Spinaq për sy të shëndetshëm