Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht Ardian Golën, profesor universitar dhe intelektual i njohur, si kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimi është marrë pas diskutimeve të brendshme në strukturat e partisë, duke theksuar angazhimin për zhvillimin dhe modernizimin e qytetit.
“Me dashuri e përgjegjësi, për Gjakovën”, ka qenë përshkimi që Gola i ka bërë fotografisë ku shfaqet në shoqëri të Albin Kurtit dhe një numri të madh përkrahësish.
Kujtojmë që LVV fillimisht e kishte nominuar për kandidat për kryetar të Gjakovës Agon Batushën, mirëpo ai është tërhequr nga gara për arsye personale.



Të tjera
Vetitë shëndetësore të piperit të kuq
Disa përfitime shëndetësore të mollës së sheqerit
Pse Covid-19 rriti makthet te njerëzit