Një burrë 34 vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se personi që u gjet i vdekur është stilisti i njohur kosovar Festim Isufi.
Isufi fillimisht dyshohet se qëlloi gruan e tij një Tiktokere e njohur. Ngjarja nisi te një Klinikë Dentare në Prishtinë. Pa sulmit ndaj gruas së tij 31 vjeçare, i njëjti dyshohet se i shkaktoi plagë vdekjeprurëse edhe vetes. Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në rrugën B.
Viktima grua, nga Gjilani, është e moshës 31 vjeçare, derisa ai mashkull 35 vjeç, merr vesh gazeta online Reporteri.net.
Policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.



Të tjera
Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat
Java nis me diell dhe temperatura tipike të korrikut, mundësi edhe për riga lokale shiu
5 gjërat që duhet të dini kur mbushni 40 vjeç