Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, ndërsa ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Me këtë rast u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



Të tjera
Delegacioni i BIK-ut pritet në takim nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani
Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebja
Jemi gati!