Artur Meçollari, ish-komandant i Forcave të Armatosura komentoi në emisionin Balkan Talks takimet e krerëve të shtetit të Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në SHBA.
Sipas tij, Kurti mund të duket i lënë mënjanë ose i nënvlerësuar në dukje por me rëndësi është objektivi i arritur nga koordinimi i veprimtarisë së dy liderëve me partnerët ndërkombëtarë, në sajë të të cilëve sot Kosovë është më e sigurt.
“Kurti nuk është i lënë mënjanë, por prezenca e tij nuk është në Asamblenë e OKB ku Kosova përfaqësohet nga presidentja, Kurti ka marrë pjesë vetëm në samitin e së ardhmes me një axhendë plotësisht të përcaktuar dhe si shtojcë e asamblesë. Në një pikëpamje Osmani është thirrur në darkën e Biden si përfaqësuese e delegacionit, asnjëherë nuk thirren të dy.
Jemi në një situatë që ka një lloj neglizhence ose nënvlerësimi në dukej të Kurtit gjë që ka ndodhur periodikisht; ai ka qenë nën sanksione nga SHBA dhe BE, port unë nuk shoh retorikën, por objektivat e përbashkëta, në 1 vit pas Banjskës objektivat e Kosovës, SHBA dhe KFOR janë realizuar; Kosova sot është më e sigurt, i janë hequr Serbisë të gjitha mundësitë për të destabilizuar Kosovën. Në këtë situatë, kur palët koordinojnë aksionet, ndërkombëtar nuk do të oksigjenonin destabilizimin në Serbi”, tha Meçollari.
Të tjera
Brnabiq shpërthen me fyerje në seancë, shan me nënë deputeten e opozitës dhe profesoreshën serbe
Shkelje në kontrata, tenderë e pagesa – 17 milionë euro të keqpërdorura në Komunën e Prishtinës, VV ngre alarmin për keqmenaxhim
Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja